Politike

Rama ministër i Jashtëm? Meta: Më duhet pak kohë për verifikim!

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Presidenti Ilir Meta ka pohuar se kërkon pak kohë, të paktën 7 ditë, siç ia lejon Kushtetuta që të marrë në konsideratë dekretimin e kryeministrit Rama edhe si ministër të Jashtëm.

Kreu i shtetit, ka sqaruar edhe një herë mosdekretimin e ministrit të Jashtëm të emëruar nga Rama, Gent Cakaj, si një person pa përvojë dhe i papajisur me certifikatë sigurie për një post të rëndësioshëm dhe delikat.

Meta foli edhe për përplasjen institucionale Kryeministri-Presidencë, duke shpjeguar se Rama është arrogant dhe se i duket e ligjshme çdo gjë që pëlqen.

“Një kërkesë e tillë sapo është depozituar, por kjo do kohën e vet, nuk mund të krahasohet me rastin e parë, një figurë tërësisht e panjohur deri më sot, ndërsa në rastin e dytë është një figurë publike, - tha Meta për propozimin e Ramës për t’u emëruar si ministër i Jashtëm. – Do të më duket pak kohë për një përgjigje të gjatëm verifikuese dhe shteruese”.

Sa i përket mosdekreetimit të Bushatit, Meta shtoi se “nuk ka qenë domosdoshmëri për ta shkarkuar, se nuk kam qenë i bindur të emëroj pasuesin e tij. MPJ nuk është si gjithë të tjerat, është delikate si ministri. Nëse do flisnim në planin e një raporti personal, ndoshta kandidatuta e Bushatit, mund të ishte e para për ta liruar nga kjo detyrë, por unë nuk nisem nga një gjë e tillë, unë nisem nga përgjegjësia shtetërore, pasi MPJ është institucion i rëndësishëm dhe kjo nuk më lejon të bëj veprime të nxituara”.

Në lidhje me sulmet të shoqëruara me batuta të kryeministrit ndaj institucionit të Presidencës dhe vetë Metës, ky i fundit tha se “komente të tilla më duken si argëtim”.

Meta vijoi duke thënë se vendi mund të kishte pasoja nëse do shkarkonte Bushatin dhe në krye të ministrisë do vinte një tjetër që nuk do kishte kompetenca të plota për këtë funksion. Ai reagoi edhe në lidhje me deklaratën e Ramës se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese shkleljet e Presidentit.

“Gjykata Kushtetuese nuk shprehet dot për kompetencën civile të presidentit. Ministri emërohet e shkarkohet nga presidenti i Republikës, dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga kërkesa e Kuvendit, - shpjegoi Meta. - Të vendoshësh në dyshim këtë kompetencë të Presidentit, është njëlloj sikur Presidenti të çojë në Kushtetuese propozimin e kryeministrit. Kemi politikanë që duhet të tregojnë përgjegjësi të larta shtetërore dhe e shikojnë Kushtetuesen si një komision … Kushtetuta jonë nuk është si ajo e Greqisë, ku roli i Presidentit është një rol ceremonial. E jona është si ajo e Italisë, ku Presidenti ka një rol substancial”.

Kryetari i shtetit përsëriti edhe një herë arsyet pse nuk e dekretoi Gent Cakajn si ministër të Jashtëm: “Një njëri që shkel ligjin, 6 muaj zv.ministër, nuk merr certifikatën e sigurisë, nuk ka asnjë justifikim. Një kandidat për ministër, a mund të kem besim unë si President i Republikës, që kam përgjegjësi të qarta Kushtetuese që t’i delegoj këtij njeriu për këtë marrëveshje? DSIK ka vepruar në presion në kraahasim me institucionet e tjera”.

Meta pranon se i ka thënë Ramës që ta bënte Cakajn ministër të Kulturës dhe shtoi se ky nuk është një refuzim për Kosovën.

Meta u pyet edhe për deklaratat e pak ditëve më parë, ku në një postim në rrjetet sociale sulmonte direkt kryeministrin Rama, në atë që nisi si një përplsje e ashpër, gati dhe personale mes të dyve.

“Kam qenë i qartë në këto çështje dhe interesi shqiptar është i pari. Arroganca e kryeministrit për fat të keq, është shkaki i kësaj situate të gjithanshme konfliktuale në vend dhe kjo mjafton të shohësh përplasjen e institucionit të Presidencës dhe Qeverisë, - deklaroi Meta. - Asnjë problem s’kam me Ramën, problem është që kryeministri nuk i respekton dot institiconet, çdo gjë që i pëlqen është e ligjshme e fuksionuese, çdo gjë që nuk i pëlqen nuk është e jo e ligjshme e jo fuknksionuese”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë