Politike

Rama: Meta po godet qeverinë, por s’kam vota që ta shkarkoj

Kryeministri Edi Rama ashpërsoi tonet ndaj Presidentit Ilir Meta, pas mosdekretimit nga ana e tij të ministrit të Europës dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj.

Me një gjuhë që nuk e ishte shprehur kurrë më parë publikisht, Rama e ka akuzuar Metën si anti-shqiptar që ka shkelur Kushtetuutën, duke nisur një ofensivë të ndyrë mediatike dhe politike ndaj çështjes në fjalë, sipas tij.

Sa i takon mungesës së çertifikatës së sigurisë nga ana e Cakajt, kreu i qeverisë, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, përmendi disa raste të ministrave aktualë që nuk iu është kërkuar një dokument i tillë para dekretimit pikërisht nga Meta.

“Së pari, në vitin 2016 Ilir Meta e ka marrë çertifikatën e sigurisë brenda pak orësh në një aktivitet që duhej të shkonte. Por problem është se Meta ka futur një praktikë të panjohur më parë në historinë e presidencës dhe që është në shkelje të plotë të ligjit e Kushtetutës, që e ndalon Presidentin e Republikës, të ndalojë opinionet në të cilat e dekreton ose jo një ministër, – tha Rama. – Nëse ka pasur një moment konflikti me Presidentin e Republikës dhe një ministri të emëruar, ka qenë rasti i Fatmir Xhafajt. Meta në mënyrë të përsëritur po sfidon kushtetutën, që nuk është një gjë teknike. Meta ka vendosur që duke qenë në një trend papërgjegjshmërie, t’i thotë Kushtetutës, jam unë, pa je ti!. Nishani ishte një president partiak, kur Xhafaj u propozua nga unë si minister. Nishani s’la fjalë pa thënë për Xhafajn dhe në fund Nishani, tha që me fjalë të thjeshta, se Kushtetuta më imponon ta firmos, edhe pse nuk e shoh në atë zyrë”.

Rama vijoi duke thënë se Presidenti ka ndërmarrë një invulsion Kushtetues të përsëritur, edhe pse duhet të firmosë dhe të mos bëjë asgjë tjetër.

“Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, ndaj një djali që mund të meritojë gjykime të ndryshme, por s’mund të meritojë njollosjen e qëllimshme që Meta e përdor si mish për top, kundër meje dhe presidentit të Kosovës, duke ngritur dhe teori konsipiracioni vulgare dhe anti-shqiptare, që kush mendon ndryshe nga këta firaunë, na qenka komplot kombëtar, – shtoi ai. – Meta e ka shkelur Kushtetutën me Lleshajn, me kthimin e ligjeve, sepse Meta e ka humbur betejën politike. Ai është aty president për të garantuar Kushtetutën e unitetin kombëtar dhe pavarësisht institucioneve mbi pushtetet”.

I pyetur nëse do të ishte gati ta shkarkonte Parlamenti, kryeministri u përgjigj prerë dhe hapur: “Kërkohet 2/3 e votave në Kuvend, ndaj është e pamundur dhe ai mendon se nuk më shkarkojnë dot dhe se unë mund të bëj çfarë të dua… Mund ta bëjë, për turpin e Presidentit të Republikës, duke dalë nga shinat e arsyes, sikur të ishte kreu i LSI-së në ditët e veta më të këqija. Nëse Meta kërkon të drejtojë opozitën dhe ta kthejë presidencën në një çizme të saj të ikur për pambuk, ai mund ta bëjë…”.

Rama kërkoi të zbutë situatën më pas, duke pohuar se nuk ka ndër mend t’i hyjë një konflikti mes institucioneeve.

“Ka kërkuar me paturpësinë më të madhe çertifikatë sigurie ndaj një djali që nuk e meriton. Klajda Gjosha ishte minisre e Integrimit dhe s’ka pasur çertifikatë sigurie. Jam i shqetësuar për faktin se Meta ka përdorur në mënyrë abuzive zyrën e tij për të goditur qeverinë dhe hedhur benzinë një zjarri që po tentohet të ndizet në Shqipëri e Kosovë nga politikanët, sikur unë dhe Thaçi jemi në një komplot anti-kombëtar, – shpjegoi Rama. – Ai ka çuar shkresa dhe dokumente në Kosovë për atë djalë, shërbimi ynë ka kërkuar informacione edhe nga partnerët dhe të gjitha letrat janë të pastra. Olta Xhçka kur u bë ministre, Meta nuk kërkoi çertifikatë sigurie, po ashtu edhe Panariti kur u bë ministër. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kur është dekretuar nga Meta nuk ka pasur çertifikatë. Por kjo është një maskaradë, një skandal, por duke qenë nga Kosova, duan ta përdorin si mish për top për të mbuluar një konspiracion”.

Megjithatë, Rama pranoi edhe një herë që nuk do t’i përgjigjet paligjshmërisë me paligjshmëri dhe se është i bindur që Presidenti do të kthehet në “normalitetin” e tij politik.

 

Më Shumë