Politike

Rama: Meta “gënjen”, flasim të hënën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrëtë menjëhershme ndaj qëndrimit të Presidentit, i cili e akuzoi në lidhje mos bashkëpunimininstitucional për marrjen e informacionit zyrtar për Sandër Lleshin.

Nëpërmjet Drejtorit te Komunikimit te Kryeministrit, Endri Fuga, bëhet e ditur se presidenti asnjëherë nuk e ka ngritur një shqetësim të tillë, por ka qenë e kundërta, pasi Rama  ka kërkuar sqarime nga numri një i shtetit shqiptar, pas refuzimit për dekretimin e Lleshit si ministër të Brendshëm.

 “Kryeministri Edi Rama, e përshëndet përpjekjen e Presidentit Ilir Meta, për të kërkuar “përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese, ndaj të gjitha çështjeve”, që sipas tij, Presidenti i Republikës, “nuk mundi te sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim”, siç shprehet Presidenti përmes zëdhënësit, lidhur me dekretimin e Ministrit të Brendshëm.  Duke nënvizuar se “herën e parë”, Presidenti i Republikës nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeministri, përkundrazi ka qenë Kryeministri që i ka kërkuar një takim sqarues Presidentit, pas letrës së dërguar nga ky i fundit për të shprehur refuzimin e paargumentuar të gjeneral Sander Lleshit, si Ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do të marrë përgjigje të qarta e të plota, lidhur me pyetjet e tij të dërguara shkresërisht”, deklaron Fuga.

Por, Kryeministria thekson se Presidenti nuk  e ka ngritur si problem në bisedën me Kryeministrin, por e ka ngritur shkresërisht, në forme pyetësori drejtuar Ministres së Mbrojtjes, vetëm dje.  Por pavarësisht kësaj, Fuga thekson se “Presidenti do të marrë bashkë me përgjigjet edhe një zgjidhje shteruese, e cila nuk lë më asnjë shteg për interpretime të asnjë lloji. Për asnjë palë”.

Pavarësisht këtyre sinjale pozitive nëdistancë, Kryeministri Rama kërkon që Presidenti ta dekretojë Lleshin si ministërtë Brendshëm, duke e cilësuar si një ngjizje të krisjes së shkaktuar një javë mëparë.

“Duke shprehur besimin se në këtë proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalën e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikës, nuk do të ketë asnjë arsye të lëkundet në bindjen e vet për respektimin e Kushtetutës dhe do ta dekretojë Ministrin e Brendshëm, Kryeministri i Shqipërisë do të bashkëpunojë me durim e me përkushtim të plotë me Presidentin e Republikës, për ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese që ka sjellë e shtuna e shkuar”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë, e cila duket sikur kërkon të shmangë futjen e Ruçit në këtë proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë