Lajme

Rama: Më 15 qershor rinis transporti publik, nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës

‘’Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore..’’, shkruan Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Kreu i ekzekutivit sqaron se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes  njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 20220.

Rama sqaron se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës.

‘’Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët... ”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë