Treg

Paralajmërime për një krizë në transportin publik

Qeveria ka urdhëruar rinisjen në 15 qershor të transportit publik, por një pjesë e shoqatave të sektorit thonë se do të vazhdojnë protestën, ndërsa një pjesë tjetër është futur në negociata për disa kërkesa të deklaruara më parë.

Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës Kombëtare  të Transportit Ndërqytetas që pretendon se përfaqëson 80 përqind të subjekteve,  i tha Gazetës “Si” se “nuk ka dalë në protestë, por është duke negociuar me Drejtorin e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për të marrë konfirmimin me shkrim nëse kërkesat  e tyre dotë plotësohen”.

Kujtim Mema, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas

“Ne nuk kemi arsye të dalim në protestë. E para jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore. E dyta qeveria na ka premtuar plotësimin e kërkesave; rimbursim 30% të kapacitetit, heqje të akcizës së naftës, uljen e TVSH-së dhe heqjen e taksave të bashkisë.”- thotë Mema.

Vetëm nëse Shoqata nuk merr një përgjigje më shkrim, atëherë shprehet ai “na del e drejta të protestojmë”.

Por  Shoqata e Transportit Urban mendon ndryshe  dhe nuk ka ndërmend të ndal protestën. Një ditë më parë ( të dielë) kryetari i kësaj shoqate Rixshin Qoshja ka shkruajtur në facebookse se “Bazuar në lajmin e marrë nga Instagrami i Ministres, informoj të gjithë miqtë e mi gazetarë që ky lajm nuk është marrë ende zyrtarisht. As Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe as operatorët nuk kanë ende një njoftim zyrtar dhe më e rëndësishmja, instruksione se si do të funksionojë shërbimi.”

Pas këtij postimi ka patur një replikë nga Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, i cili ka parlajmëruar një axhendë masash për funksionimin e sektorit.

Edhe shoqata tjetër e Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqyteas thotë se ende nuk ka një paketë mbështetëse bazuar në kërkesat e tyre.

Të dyja shoqatat kanë qenë të hënë paraditë një protestë përpara Ministrisë së  Infrastrukturës. Ata ndryshe nga homlogët e tyre të futur tanimë në negociata kërkojnë ulje të masës së TVSH-së po aq sa sektori turistik i akomodimit 6% dhe heqjen e akcizës së naftës. “Nëse plotësohen këto dy kërkesa, thonë ata, nuk do të kërkojmë subvecionim të drejtpërdrejtë”.

Po ashtu, kërkojnë edhe luftë ndaj konkurrencës së pandershme pasi “Gjatë kohës që ne kemi qenë të bllokuar, ata që kanë mbështetje kanë mbushur xhepat. Ne paguajmë taksa për të patur korsitë tona, nuk kemi terminale. Kush paguan amortizimin e mjeteve, dezinfektmin. Vratë trenin, po vrisni edhe autobusin.Jemi në pritje për masat e ministrisë përgjegjëse. Këtu paguajmë taksat,detyrimet, këtu do të qendrojmë. Nuk do të nisim pa na plotrësuar kërkesat.”

Kërkësat e tyre janë më pak por ata janë dyshues nëse qeveria do ti plotësojë ndaj parlajmërojne edhe se nuk do të risnin punën e madje dotë përshkallëzojnë protestën duke bllokuar edhe rrugët.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë