Politike

Rama mbledh qeverinë në Pogradec më 24 dhe 25 gusht

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat në një retreat dyditor në Tushemisht të Pogradecit, më 24 dhe 25 gusht, përpara nisjes së sezonit të ri politik.

Takimi është kërkuar nga vetë kreu i qeverisë dhe, siç është bërë traditë vitet e fundit, do t’i shërbejë analizës së punës së institucioneve dhe prioriteteve për periudhën në vijim.

Gjatë retreat-it, ministrat pritet të raportojnë mbi punën e kryer në dikasteret që drejtojnë, rezultatet e arritura dhe objektivat për muajt e ardhshëm.

Mbledhja në formatin e retreat-it zhvillohet zakonisht nga kryeministri Rama përpara nisjes së sesionit të ri politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë