Politike

Rama mbledh më 4 nëntor Kongresin e Jashtëzakonshëm, votohet sekretariati

Sipas udhëzimeve, delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillim të sezonit të ri politik.

Më 4 shtator kryesocialisti Edi Rama bëri ndryshime në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton duke hequr edhe numrin dy të partisë Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm dhe zëvendësuar me  Blendi Klosin.

Ky i fundit pritet të prezantojë para delegatëve platformën për forcimin dhe organizimin e PS-së, si mënyrë parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë