Politike

Analiza e kryetarëve në degë dhe zgjedhja e emrave të rinj/ Rama mbledh kryesinë, drejtuesit politik dhe ministrat

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbledhur të mërkurën paradite kryesinë e partisë.

Në takim marrin pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe ministrat.

Mbledhja ka karakter organizativ dhe do të fokusohet tek strukturat dhe puna në bazë që ka si synim zgjedhjen e kryetarëve të rinj të organizatave, proces që ka nisur qysh vitin e kaluar dhe do të perfundojë në muajin mars.

Për kryetarët aktual të organizatave do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara.

Mbledhja e kryesisë së PS-së vjen në një kohë kur paralelisht PD-ja e Rithemelimit caktoi koordinatorët që do të merren me organizimin dhe përgatitjen e fillimit të protestave në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë