Politike

Rama mbledh deputetët, të enjten synohen votat për Aministinë Penale. Çuçi: Tek Ligjet do ngremë një mekanizëm dialogu me opozitën

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e kësaj të hëne në seli nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi, ndër të tjera ishte edhe marrëveshja me opozitën për rikthimin e jetës normale parlamentare.

Në mbledhjen e socialistëve u diskutua agjenda parlamentare e kësaj jave, teksa me opozitën kanë rënë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore atë për Sterilizimin dhe Check-Up dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Kryetari i grupit parlamentar i PS-se, Bledi Çuçi tha se s'ka pakt por dialog me pjesen tjeter te opozites. "Nuk asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve", u shpreh Çuçi.

Nga ana e tij, Rama është shprehur se në axhendën e të enjtes mund të futet edhe amnistia penale nëse do te plotësohet kuorumi prej 84 votash. Të enjten pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji "Për Sigurinë Kibernetike", "Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës" etj.

Konsensusi mes PS dhe PD të Rithemelimit erdhi pas 5 muajsh bllokim të Kuvendit nga opozita, si në seancat plenare ashtu dhe në komisionet parlamentare


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë