Politike

Kuvendi i kthehet normalitetit, Sula: Marrëveshja PS-Rithemelimi u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan 

Qysh prej muajit tetor,  Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i është kthyer të hënën nomalitetit. Komisioni ka zhvilluar punimet normalisht, duke miratuara fillimisht kalendarin e punimeve të komisionit.

Gjatë mbledhjes është miratuar projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”

Pjesë e diskutimit ishte edhe akti normativ për disa ndryshime ‘Për buxhetin e vitit 2024”.

Deputeti demokrat Dash Sula tha gjatë mbledhjes se negociatat mes Rithemelimit dhe PS janë fake dhe një normalitet i rremë. Në Komisionin e Ligjeve, ai tha se marrëveshja u bë në Tiranë dhe tymi plasi në Sazan, referuar projektit të dhëndrit të Donald Trump për investim turistik në Sazan.

"Pas 5 muajsh për të folur për procedurë është normale. Ndihem më shumë se sa i lumtur. Të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë përgjatë këtyre 5 muajve, dhe në datën 18 mars të vijmë këtu dhe të fshijmë historinë e këtyre 5 muajve, ndërkohë që kanë ndodhur gjëra shumë të rënda, me cenimin e demokracisë. Do mundohem që për të gjithë zotërinjtë e komisionit tua bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është diçka që duhej të kishte ndodhur që me 5 tetor të 2023, kur mazhoranca e bëri me dhunë, ngjarja dihet se si ka shkuar. Kjo marrëveshje është një fake i pastër, sepse çfarë marrëveshje kemi arritur PS me PD, atë çfarë i takon opozitës sipas Kushtetutës dhe rregullores. Ca kërkoi opozita në 5 muaj, asgjë tjetër përveçse komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore. Ca bëri mazhoranca, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore që s’ka asnjë lloj vlerë për tu ngritur komisionet hetimore.

Pra unë nuk mund të rri dhe të jem hipokrit që këtu është një normalitet i rremë. Ndryshuat rregulloren e kuvendit për deputetë që bënin protestë. Nëse nesër do ketë një protestë qoftë edhe civile ju i ndërprisni mandatin deputeti 60 ditë, që nuk e bën as Kodi Penal as organet e drejtësisë, por  bëni ju si Byro e parlamentit.

Keni kaluar ligje gjatë 5 muajve pa diskutuar, përfshirë edhe buxhetin e shtetit. Shkaku ishit ju për shkak të sjellës së dhunshme që me forcën e kartonit ndërpretë të drejtat e opozitës. Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan", tha Sula.

Fizikisht është mbledhur edhe komisioni për Çështjet Europiane dhe ai për Shëndetësinë ndërsa komisioni për Sigurinë është parashikuar të mblidhet online.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë