Politike

Asambleja e PS/ Ikën Gjiknuri, Blendi Klosi komandohet Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Çuçi, kryetar i grupit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur vetëm për një orë Asamblenë Kombëtare të PS,  ku më herët u njoftua publikisht se ai shkarkoi nga detyra ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Por pak para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës. Ljami u mohua edhe nga Rama

Por ndryshime gjithësesi ndërmori. Dhe e ka filluar me kupolën drejtuese.  

Gjatë mbledhjes, kryesocialisti ka bërë edhe ndryshimet e para. Rama ka emëruar në vend të Damian Gjiknurit, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS-së.

Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Çuçi u shkarkua pa paralajmërim dy javë më parë nga detyra e ministrit të Brendshëm pas pasojave që nxori në pah dhuna e shkarkuar nga fisi Rraja ndaj dy qytetarëve. Në vend të tij u emërua Taulant Balla, duke sjellë kësisoj rokade vendesh.   

Këto ishin dy vendimet e rëndësishme, më pas Rama njoftoi mbylljen e mbledhjes, ndryshe nga sa pritej se do të vijonte gjatë dhe me analiza konkrete

Mbledhja e Asamblesë mbahet një vit nga mbledhja e fundit e socialistëve në një situatë delikate për këtë forcë politike.

PS-ja fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 majit, por ajo pasoi një sere skandalesh që kulmoi me vendimin për arrest me burg te Arben Ahmetajt ndaj të cilit është lëshuar një urdhër për kërkim ndërkombëtar.

Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal.

Zyrtarisht njoftohet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë