Politike

Fotot- Rama, vizitë zyrtare në Shkup, takim me Kovaçevskin (kush e shoqëroi)

Kryeministri Edi Rama e filloi turin e tij ballkanik dy ditor me një vizitë  në Shkup aty do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga Shkupi, ku shihet se është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe nga Majlinda Dhuka, kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në, ndërsa ministrja për Evropën Olta Xhaçka nuk është e pranishme.

Kryeministri Edi Rama ne aerport para nisjes

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim kokë më të dhe më pas do të kenë edhe një konferencë për shtyp.

Ne foto: Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonise se Veriut Dimitar Kovaceski

Vizita në Shkup do të përfundojë me një drekë pune mes delegacioneve të dy vendeve, për të vijuar më pas vizitën në Prishtinë.

Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi te merkuren takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Kjo pasi qeveria ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive, duke i dorezuar tek ministria e Jashtme e Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë