Ka ndodhur

Rama: Mbani maskat që të shmangim një mbyllje të dytë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një mbyllje të dytë nga Covid-19 nëse qytetarët nuk bëhen të gjithë të vetëdijshëm e të respektojnë masat.

Nga Lezha, ku shpërndau tableta dixhitale për nxënësit në klasa kolektive, kreu i qeverisë deklaroi se një tjetër mbyllje do të kishte pasoja shumë më të mëdha se izolimi i parë për të gjitha kategoritë.

“Është momenti të bëhemi të gjithë të vetëdijshëm se çfarë rreziku po kalojmë. Rreziku që po kalojmë është që të na duhet të mbyllemi përsëri, një mbyllje përsëri do ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë në të gjitha aspektet për të gjitha kategoritë. Ne mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në përditshmen tonë, duke mos shmangur bezdinë jo të vogël të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia, të mbajtjes së maskës kudo ku jemi jashtë shtëpisë, të ruajtjes së distancës, të mos shkuarjes në restorante e klube kur nuk është e nevojshme, vërtetë, të shmangies të grumbullimeve dhe të shëndetit të të tjerëve duke mos i prishur këto rregulla”, deklaroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë