Lajme

Rama: Kush kryen krim elektoral do t’i ndalohet me ligj udhëtimi jashtë vendit!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kalimin e një ligji në Parlament që do t’i ndalojë nga 5 deri në 10 vite daljen nga Shqipëria personave që kryejnë krim elektoral.

“Nuk do të vlejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama në një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë.

Detajet e nismës së socialistëve mbeten ende për t’u mësuar, se ccfarë përcaktohet me krim elektoral në projektligj.

Reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se “pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash”.
“Polici, gazlotsjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, deklaroi” deklaroi Spaho.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë