Lajme

Rama kërkon ide për të luftuar korrupsionin

Qeveria thotë se po punon për një program kombëtar kundër indiferentizimit përballë fenomenit të korrupsionit dhe në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka hedhur një postim ku kërkon ide nga ndjekësit e tij për mekanizma sesi mund të luftohet ky fenomen.

Rama thotë se tani është koha për një përshkallëzim të ri në luftën ndaj korrupsionit.

“Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit”, shkruan Kryeministri, duke dhënë edhe një ide.

“Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën dhe merr bursë njëvjeçare”, vijon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë