Lajme

Rama: Javën tjetër nis ndërtimi i Rrugës së Thethit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të mirë për Rrugën e Thethit.
Kreu i qeverisë nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, bën me dije se javën e ardhshme do të nisë rindërtimi i Rrugës së Thethit.
Teksa ka publikuar videon e projektit, kryeministri shton se do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.
Rindërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të Thethit, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë dimrit të bllokuar, për shkak të rrugës skandaloze.
Po ashtu rruga do të lehtësojë edhe lëvizjen e vizitorëve, pasi Thethi përbën një atraksion të veçantë turistik në qendrën e Veriut për bukuritë e rralla të natyrës dhe vizitohet nga mijëra turistë brenda dhe jashtë vendit.
“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”. Punimet nisën javën e shkuar, por u bllokuan nga bashkia Shkodër, pasi kryebashkiakja Ademi kërkonte informacion për projektin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2432789183622521/?__xts__[0]=68.ARA-gn2HEJbGdj4DWdwqOXkkadyocGZCrHfZwZAocW2lN-ksrHSVBVhsfpdPI6jx1F0rJfPvaDtP7Bdx6gEquNQBE4l3mDp1uMNF8IXktNhDPcAbjJyCr5tbmFqXaYO0gLHfo1_YVT_s7o1oogMi8QYZyVEmh9SUyPRLKCx7jwqPjqki6HJzTNDn0PO_zj6VnrHc7e5x8us8q2oTCwpIC_-h895AAh0opHAs-vCho15K8kdFlsCZ7FtJc6gBvaxPFLH94ZwmVf8oZDewL3llC374_18g2t4A3-3rzG-rvk-CPaia1XisQAFmTyctOIh5LT2KdDZ8rSSTDhS1LVdXRBwjaA2HipKa&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë