Politike

Rama nuk tërhiqet: Edhe sikur 500 mijë të dalin në shesh, projekti nuk ndalet

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e Zvërnecit, ironzoi 5 kushtet e protestuesve, duke u shprehur se nëse realizon kushtin e parë që është dorëheqja, si do të realizojë 4 kushtet e tjera!

“Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.

Rama tha se edhe nëse 500 mijë qytetarë të dalin në rrugë, nuk do të mjaftojnë, duke theksuar se ka marrëveshje me mbi 800 mijë qytetarë që e kanë votuar në zgjedhkje.

“Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i sfidoi protestuesit që të futen në zgjedhje dhe të masin forcat. “Ata në rrugë le të rrijnë deri në 2029, të futen në zgjedhje ta masin sa u kushton lëkura politike. Se ajo është e gjitha politikë, s’ka lidhje me mjedisin. Shqipëria e shqiptarëve është parrulla më e turpshme. Greqia e grekëve është Greqia e Agimit të Artë. Kjo është një parrullë që ka vetëm fashizëm. Ata janë të paditur. Ata kujtojnë se e lidh flamurin në fyt dhe ajo të bën patriot dhe atdhetar”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë