Politike

Rama ironizon Bashën: Do pushtet pa zgjedhje! Prapë do ta takoj

Kryeministri Rama ka ironizuar në distancë kryedemokratin Basha, duke e ftuar të aplikojë te platform online “Shqipëria që duam". Në takimin me banorët e Lezhës, kreu i qeverisë tha se Basha kërkon pushtet pa fituar zgjedhje.

“Unë nuk kam dëgjuar asnjë shqiptar që thotë se nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që dua pushtetin. E kupton, do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë te platforma që të marrë përgjigje për 10 ditë”, tha Basha.

Më tej Rama ka thumbuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike. “Prapë do ta takoj, sa të bëjë një çikë sikur nuk do. Atë sikur s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shkon nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë. Ta rrëzojmë, është mesazh dashurie, por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin. Nuk është puna te ai, se ai është artist, por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht e ka vetëm atë që nuk thotë”, tha Rama.

Por në takimet me qytetarë dhe sipatizantë të PD në rrethe, Basha ka mohuar kategorisht mundësinë e një takimi me kreun e qeverisë për ndonjë pakt të mundshëm, si para dy vjetësh për marrëveshjen e 17 majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë