Politike

Rama i vitit 2021: Shqipëria kurrë kamp për refugjatët e vendeve të pasura (video) 

Kryeministri, Edi Rama, së bashku me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, firmosën një marrëveshje, sipas së cilës në Shqipëri do të instalohen dy kampe për refugjatët që shpëtohen në det duke shkuar drejt Italisë.

Por në një deklaratë të vitit 2021 kryeministri do të shprehej për gazetarët se Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

I pyetur se pse ministrat britanike ishin shpresë plotë se mund të arrihej një marrëveshje me Shqipërinë sipas së cilës vendi ynë mund të ngrinte një kamp refugjatësh, Rama do të përgjigjej:

“Nuk jam këtu për të shpjeguar sepse i bëjnë këto deklaratat e ministrave britanikë. Por, meqë me pyetët, Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”, deklaronte Rama për gazetarët


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë