Lajme

Rama i shmanget sërish Tiranës në ditën e protestës të shtunën

Ndërsa opozita pritet të protestojë të shtunën e 16 marsit para Kryeministrisë, shefi i qeverisë sërish nuk do të jetë në kryeqytet.

Mësohet se Edi Rama do të jetë në Berat, ku pritet që të zhvillojë disa takime dhe aktivitete, duke nisur që ditën ë nesërme.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se takimet në këtë qark do të fillojnë që nesër në orën 14:30, ndërsa do të vijojnë të shtunën me të tjera në të gjithë qarkun e Beratit. Në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, pritet të prezantohet edhe kandidati i PS-së për këtë bashki.

Rama përdori të njëjtin “skenar” edhe në protestën e 16 shkurtit. Teksa opozita protestonte poshtë zyrës së tij, kryeministri ishte në Vlorë me qindra qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në një shesh gjigant.

https://www.facebook.com/ermonelafelajvalikaj/posts/966191163591308

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë