Politike

Rama: Eurodeputetët, kundër arratisë së opozitës

Kryeministri Rama ka reaguar për deklaratat e eurodeputetëve sa i përket krizës politike në vend.

Nisur nga qëndrimi i tyre, Rama shkruan në Twitter se nuk ndien gëzim ndaj deklaratave të ashpra ndaj opozitës.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkohë, eurodeputetët dhe njëherë shprehën qëndrimin kundër bojkotit, dhe më keq akoma djegies së mandateve të opozitës.

Ata po ashtu thanë se qeveria kalimtare vetëm sa ndikon negativisht në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë.

https://twitter.com/ediramaal/status/1101170424786898954

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë