Ekonomi

Rama: E paprecedentë në sistemin fiskal në rajon taksa 0 për biznesin e vogël

“Jemi pranë biznesit të vogël; hoqëm tatimin e dyfishtë, bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë të reja s’paguajnë asnjë taksë e TVSH”

Kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët dhe për publikun, në prezencë të Ministres së Financave Anila Denaj dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri një rezyme të arritjeve ekonomike të dy mandative të tij qeverisëse, të cilat i quajti të pakrahasueshme dhe të një tjetër niveli me qeverisjen paraardhëse të rivalit të tij Sali Berisha.

Kryeministri Rama, duke deklaruar që ky takim do të jetë periodik, duke patur parasysh edhe vitin elektoral, ka njoftuar se nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit, biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim.

Në të njëjtën kohë ai shpjegon se vendimi  parashikon që bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 10 milionë lekë, nuk do të kenë as tatim fitim dhe as TVSH, dhe “tashmë një shqiptar mund ta nisë nga zero dhe jo me taksa një biznes të ri të vogël”.

Kreu i qeverisë e konsideroi këtë vendim  një masë shumë agresive mbështetjeje, unikale në rajonin tonë dhe  që sipas tij përkon me zotimin e qeverisë së Rilindjes për ta mbështetur fuqimisht çdokënd që krijon për vete, për familjen dhe për të tjerët dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël, të cilit i kishte kushtuar takimin e sotëm.

“Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat që kryejnë një xhiro deri në 14 mln lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitim, ndërsa bizneset e vogla 10 mln lekë nuk paguajnë TVSH. Këtë mbështetje biznesi i vogël në Shqipëri e ka si i vetmi komunitet në të gjithë rajonin.”- u shpreh kryeministri.

Ai rikujtoi gjatë fjalës së tij se, në vitin 2013 të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël paguanin 10% taksë tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet si subjekt të biznesit të vogël 60 mijë tatimpagues, por paguanin edhe një tatimfitimi tjetër për pushtetin vendor, pra tatim i dyfishtë, “që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëhej derisa të vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël që është supernxitës për ata që merren me biznesin e vogël.”

Të dhënat zyrtare që dispononte kryeministri tregonin se qeveria e mëparshme i ka marrë në formë taksash 19 mld lekë tatim fitim biznesit të vogël ndër vitet 2003-2013.

Kurse gjatë viteve 2014-2019, biznesi I vogël ka derdhur në arkën e shtetit 5,3 mld lekë.

Kjo, tha Rama, është një pasqyrë e qartë që tregon se kjo qeveri mbështet fuqimisht biznesin e vogël.

Duke vijuar me shifrat, Rama vërejti se janë 77% e numrit total të biznesve që paguajnë zero tatim mbi fitimin, janë më pas 14% që paguajnë 5% tatim dhe  të dyja sëbashku këto kategori nga ky moment pas kalimit të ligjit në parlament e kanë zero.

Në 2012, tha ai, gjetëm 450 mijë të punësuar në regjistrat e shtetit, sot në 2019 kishim 698 mijë të punësuar ose 55% më shumë të punësuar që janë të regjistruar e që paguajnë dhe marrin mbrapsht kontributet.

Duke përmendur periudhën e pandemisë, me fokus tek karantina, kryeministri u shpreh se kaqenë tejet e jashtëzakonshme dhe sipas tij, goditja në radhë të parë mund të rrafshonte biznesin e vogël, por “sot jemi në kushtet kur me shumë frymëmarrje të lehtësuar mund të tregojmë shifrat dhe të shohim se nuk kemi lënë askënd mbrapa, asnjë nga ata  që ishin të regjistruar në bizneisn e vogël dhe i mbështetëm me 7 mld lekë për 43,264 biznese , plus me pagën direkte 40 mijë lekë për 172,263 të tjerë direkt të punësuar.”

Në përgjigje të opozitës dhe zërave që mendojnë se të pasurit janë bërë më të pasur dhe të varfrit më të varfër gjatë qeverisjes së tij, duke përdorur statistikat, Rama vërejti se 9% janë  më të pasur që paguajnë 15 % taksë, ndërsa, tha ai, para 7 vitesh paguanin vetëm 10%.

“Ndryshe nga  zhurmon propaganda , ne kemi taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë.”- u shpreh kreu i qeverisë.

Kurse Ministrja e Financave Anila Denaj theksoi në lidhje me biznesin e vogël se kjo qeveri e ka patur në filozofinë e saj uljen e barrës fiskale të biznesit të vogël.

Në paketën fiskale të 2014-ës tha ajo, u vendos reduktimi i tatimit mbi të ardhurat10%-7,5%, u shfuqizua taksa e biznesit të vogël ku përfituan 60 mijë biznese dhe 43 mijë lekë përfitoi mesatartisht çdo biznes

Në 2016 kujtoi Denaj nga  7,5 %-0 % u hoq taksa për bizneset me qarkullim vjetor 0-5 mln lekë teksa përfituan 73 mijë biznese  dhe  1,3 mld lekë që shkonin në buxhetin e shtetitnë vit iu kthyen biznesit. Mandej u ul taksa  7,5%-5% për bizneset me qarkullim vjetor 5-8 mln lekë, ku përfituan 15,560 biznese.

Dhe këtë korrik tha ajo u ratifikua vendimi që bizneset e vegjël me14 mln lekë xhiro do të paguajnë 0 tatimfitimi dhe ata deri në 10 mln lekë mln nuk do të paguajnë as TVSH.

“Për një periudhë të caktuar kohe ky prag shkoi në 2 mln lekë dhe shërbeu për formalizimin e bizneseve sepse ka qenë dhe mbetet një nga prioritete e kësaj qeverie. Sot kemi 55% më shumë regjistrime biznesi çdo vit”- tha Denaj. Ajo evidentoi edhe rëndësinë e shërbimeve ku biznesi nuk ka nevojë të paraqitet në sportele, por mund ti kryejë on line.

Ministrja Denaj nënvizoi gjithashtu mbështetjen e qeverisë gjatë pandemisë për biznesin, ku 65 mijë përfitues ishin nga paketa e parë me 3 muaj pagesë për 3 muaj mbyllje për më shumë se 39 mijë biznese.

Për zërat se Ekonomia shqiptare ka bërë hapa mbrapa, u përgjigj ministri Ahmetaj, I cili pyeti se ndërsa punësimi rritet, numri I bizneseve të reja rritet dhe  fitimi I tyre rritet, si mund të përkeqësohet Ekonomia?

Duke iu referuar shifrave Ahmetaj tha se biznesi i vogël në 2014 kishte fitim16,8 mln dollar.

Kurse mandej në 2018-fitimi I tatueshëm 40 mln dollar. “Kjo tregon që biznesi I vogël është ndihmuar shumë nga kjo qeveri; me ulje të barrës fiskale dhe procedurave dhe është rritur fitmi i tatueshëm. Është e rëndësishme edhe një shifër tjetër, për të hjequr gjithë atë tymnajë mbi shifra, nga të dy paketat , pa përfshirë paketën e papunësisë dhe ndihmën ekonomike., 237, 833 qytetarë që kanë pësuar humbje të të ardhurave nga karantina kanë përfituar. Paketat kanë rezultura me sukses pavarësisht tymnajave cinike. Në korrik dhe gusht ka patur rritje të konsumit duke iu referuar TVSH-së. Ka edhe një tymnajë për largimet nga puna. Në qershori 2020- në listëpagesa janë 63,147 qytetarë të  punësuar. Në 1 janar kemi hyrë me 88,6097. Ekonomia shqiptare po njeh rritje pas pandemisë, goditja më e fortë ka qenë në mars e prill- 40 mijë vende të humbura pune, por që 26 mijë kemi rekuperuar gjatë rrugës”- tha Ahmetaj duke vijuar me shifrat e ndërmarrjeve që sipas të dhënave që disponon ai, nga  viti 2014 – 2018 numri është rritur me gati 30 mijë, pasi ka qenë 85,206 dhe në 2018-107, 450 ndërmarrje

Por nuk është i një mendje biznesi i vogël, që sipas përfaqësuesëve të tij po vuan dhe shumë syresh janë drejt falimentimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë