Lajme

Rama drejt Pukës, demokratët e Lezhës i zënë rrugën

Dhjetëra qytetarë lezhjanë, mbështetës të PD, kanë dalë në rrugë, duke bllokuar autostradën, aty ku pritej të kalojë kryeministri Edi Rama, i cili sot do të ketë një aktivitet në Pukë.
Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe nuk kanë pranuar të hapin rrugën, duke sjellë edhe një përplasje me policinë.
Mësohet se kryeministri ka zgjedhur një rrugë dytësore për të kaluar Lezhën në drejtim të Pukës. Po ashtu, policia nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me këtë tubim.
Ky bllokim i rrugës vjen një ditë pasi PD deklaroi djegien e mandateve, ndërkohë të enjten është paralajmëruar protesta e radhës nga ana e opozitës para parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë