Politike

Rama do të takohet sot me Blinken në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të takohet pasdite me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Takimi do të zhvillohet në orën 17:30 në Bruksel.

Njoftimin e ka dhënë vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Blinken shoqëroi Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Ai do të shoqëroje Biden edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor si dhe do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

Takimi është i pari dhe vjen pak kohë pas shpalljes non grata të ish-kryeministri Berisha, për të cilin Berisha ka akuzuar Ramën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë