Lajme

Rama: Do të padis gazetarin e Bild

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se përgjimet e publikuara nga Bild nuk janë një përpjekje për të zbuluar të vërtetën, por shantazh që po i bëhet atij dhe mazhorancës që drejton.

Për këtë arsye, Kryeministri thotë se do të padisë në drejtësinë gjermane gazetarin Peter Tiede, autori i publikimit të audiopërgjimeve.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacenueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!“, shkruan Rama në Twitter.

 

Më Shumë