Lajme

Rama: Do ta përballojmë bashkë këtë pabesi të natyrës

Pas situatës së rëndë që është krijuar me tërmetin me magnitudë 6.4, ku deri tani ka të paktën 13 viktima, kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë në një videomesazh për të dhënë një deklaratë për situatën.
Rama u shprehu ngushëllime familjeve të prekura nga tërmeti. Ai theksoi se pak pas tërmetit, ku goditjet e mëdha u ndjenë në Durrës dhe Thumanë, Rama u nis drejt qytetit bregdetar.
“Marr pjesë ne dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për humbjet e tyre. Rasti deshi që në momentet e para të gjendesha pranë familjarëve përballë një rrënoje në Durrës. S’do të harroj kurrë përjetimin për dhimbjen që i vëllai pati për motrën. Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve dhe dua t’i siguroj familjarët e tjerë se do të bëjmë të pamundurën deri në fund që të shpëtojmë gjithçka çdo person që merr frymë apo jo poshtë rrënojave”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri Rama tha se janë nxjerrë 41 persona nga gërmadhat, ndërsa shumë shtete kanë shprehur gatishmërinë dhe po vijojnë të sjellin ndihma në Shqipëri.
“41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës, me porosi të presidentit Thaçi. Ku më ka shprehur solidaritet për këtë moment ku Shqipëria është goditur. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Qeveria ka dalë në terren. Një fjalë e urtë të thotë; se çfarë nuk të vret të forcon. Plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/428074421206483/?__xts__[0]=68.ARBNT6VCS0j937K6aC_nytNfcAeW0BzigxZwrQvw-4H1oY2dcMf1OAHVWbvQo1a6o4dETYUP_TjS3YZ4JHvkAsGdTioQ-BVEcyl2s4F1eSXGDQiko6RDoz-pN-hSrz4LHB1ZhVstqerMzDW1WEfUldqY_k5901ja1iWELO8cX374Cl7q9XUPGMq8QDIMOpApZXp6qsItuoYUdp7I804LbNUN9FnEXf-LuddSLp0N9RPX_QUMS_k7hdIxoaBNcM3zL-pQvtCefq6U4FG7_G4UWI53-MyWcc4hE_6VcQAMDY83ENksp3SaqKc1_t63uFsYdtWKuyV7vesM0mcWQDm3Ra6uFbw&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë