Politike

Rama do 75 mandate më 25 prill, Braçe: Edhe më shumë!

Zv.Kryeministri Erion Braçe konfirmoi publikisht se objektivi i vendosur nga Kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit është marrja e 75 mandateve.

Në një intervistë televizive, Braçe thotë se janë ndarë detyrat dhe objektivin dhe pritshmëritë e vendosura nga Rama janë të realizueshme.

“Ju dje patë 12 drejtues qarqesh dhe kryetarin e partisë, por po ju them se është një ushtri njerëzish e angazhuar dhe që ka një synim: në të gjitha qarqet bashkë, edhe mbi 75 mandate po të doni”, tha zv.Kryeministri Braçe në një intervistë për ReportTV.

Braçe thotë se janë përshkallëzuar takimet me bazën dhe janë zgjeruar kontaktet në të gjijthë territorin. Sipas tij, çdo qelizë e Partisë Socialiste është efektive dhe e organizuar.

Sipas Braçes, në këto zgjedhje nuk ka rivalitet dhe se dallimi mes PS-së dhe partive të tjera është se ato premtojnë, ndërsa socialistët janë duke i realizuar dhe zbatuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë