Politike

Rama: Buxheti 2027 do prekë tavanin e 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga takimi me ministrat dhe funksionarë të lartë të PS-së, në kuadër të Pranisë Besnike.

Rama deklaron se në këtë takim u fol edhe për buxhetin e vitit 2027, që do të kalojë edhe tavanin prej 10 miliardë euro.

Kreu i qeverisë shprehet se me këtë nivel të ri të buxhetit do të ketë një rishpërndarje më tepër nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e Pranisë Besnike, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin e vitit 2027, që do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë