Lajme

Rama ‘braktis’ fushatën: Zgjedhjet më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama ka treguar se është shkëputur ditën e sotme nga fushata, për të marrë pjesë në Forumin e Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama ka ritheksuar edhe një herë se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet, ditë kur populli sipas tij do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij.
“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjiozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1140598949797093376

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë