Lajme

Rama: Bashës i kërkova dy gjëra në 17 maj! Opozita sërish drejt humbjes

Pas kthimit nga Italia, ku sqaroi të gjitha mediat fqinje për situatën në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mbrëmje të gjitha mendimet e tij për aksionin opozitar dhe të këqijat që i sjell vendit djegia e mandateve nga PD dhe LSI.

Përmes rubrikës “Përgjigja ime” në “profilin e tij në “Faceboook”, ai ka kritikuar sërish rivalët e tij për “baltosje” imazhi të vendit, ndërsa i ka kujtuar Bashës dhe Kryemadhit se po i afrohet një tjetër humbje në zgjedhje.

“Janë humbësa pa pikë dinjitet, të gatshëm t'i lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë. Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Lulzim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë t’i afrohesh se ka një qen. Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI”, tha Rama.

Kryeministri ka rrëfyer për të parën herë edhe kërkesat që i bëri Lulzim Bashës në takimin e tyre 3 orësh në 17 maj, ku u firmos pakti për hyrjen e PD-së në zgjedhje.

“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto pikat avulluan dhe avazi rifilloi”, shtoi Rama.

Sipas Ramës, “akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës. Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë ‘il problemo il problemo’”, - theksoi ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1227524174082121/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë