Gazeta Si – Para grupit parlamentar të PS, ku foli për protestën e nisur prej javësh për Zvërnecin, që më pas u kthye në një tubim të vazhdueshëm politik, Edi Rama tha se e gjitha kishte nisur nga armiqtë e Kushnerit dhe Trumpit.
Kryeministri theksoi se edhe forcat e brendshme po mundoheshin të përfitonin nga kjo situatë, ndërsa irnonizoi ish-bashkëpunëtorët e tij si dhe krerët e partive të reja opozitare.
Ai u shpreh se “Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale”. Sipas tij, jehona e dhënë nga mediat ndërkombëtare për Zvërnecin, Rama tha se nuk lidhet me “fatin e Nartës”, por me figurën e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Befas, Zvërneci u bë qendra e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Qindra mijëra njerëz iu turrën oligarkisë botërore dhe bota shqiptare u njëhsua me histerinë e kanaleve sociale, duke u bashkuar në një armatë të vetme çlirimtarësh zogjsh, flamingosh, me fundin e kanalit digjital, bullistët e terrorit online. Unë e di që mund të zhgënjej edhe shumë këtu brenda me këndvështrimin tim, por e vërteta është se cikloni i këtyre 20 ditëve nuk është interesant për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë sot. Është interesant për atë që thotë mbi kohën ku kemi hyrë, botën që po jetojmë dhe sfidat me të cilat do të përballemi gjithnjë e më shumë dhe ne, PS. Nëse kjo histori do të kishte ndodhur 10 vite më parë, do të kishte mbetur në rastin më të mirë një debat shqiptar pa protestë. Do të kishte pasur mbështetës, do kishte pasur kundërshtarë, do kishte pasur sherr, por do kishte mbetur këtu“, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje