Ka ndodhur

Rakip Suli padit Mziun në SPAK për një thertore

Në prag të zgjedhjeve, Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre paraardhësin e tij në detyrë, Xhelal Mziun. Ky i fundit është caktuar nga PD si drejtues i qarkut Dibër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Suli e akuzon Mziun për një leje që ka dhënë ky i fundit në kohën kur ishte kryebashkiak për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Xhelal Mziu, nuk kandidoi për shkak të bojkotit nga PD. Rakip Suli fitoi i vetëm Bashkinë e Kamzës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë