Bota

Raketat ruse vrasin 10 persona dhe plagosin 61 të tjerë në një restorant në Kramatorsk

Gazeta Si - Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në një restorant mbrëmë në qytetin e Kramatorsk në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, ka shkuar në 10, duke përfshirë tre fëmijë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia Kombëtare e Ukrainës në Telegram. Të paktën 61 persona janë plagosur, sipas raporteve të fundit.

Mes të vrarëve, ishin një vajzë 17-vjeçare dhe motra binjake, konfirmuan shërbimet e urgjencës ukrainase.

Ndërkaq një rakete e dytë goditi një fshat ku mbetën të plagosur 5 persona. Kramatorsk, ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse, duke përfshirë një sulm në stacionin hekurudhor në prill 2022 që vrau 63 njerëz.

“Çdo akt i tillë terrori na dëshmon përsëri për ne dhe për të gjithë botën se Rusia meriton vetëm një gjë si pasojë e gjithçkaje që ka bërë gjykime kundër të gjithë vrasësve dhe terroristëve ruse”, u shpreh presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.

Ndërsa Bjellorusia mirëpriti Prigozhin,  presidenti bjellorus Alexander Lukashenko është shprehur se vendi i tij dëshironte të mësonte nga përvoja e luftës e grupit mercenar rus Ëagner. Teksa ende nuk dihet vendndodhja e saktë e grupit mercenar, Lukashenko u shpreh se vendi i tij nuk ka ndërtuar kampe për mercenarët e Ëagner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë