Bota

Raketa që humbi kontrollin, Kina: Pse nuk do të shkaktojë dëme

Një raketë kineze e cila prej ditësh ka dalë jashtë kontrollit pritet që të bjerë në tokë kete fundjave.

Në listën e shteteve të rrezikuara bën pjesë edhe Shqipëria. Pavarësisht se rënia e tyre është e pakontrolluar, zyrtarët e qeverisë së Pekinit minimizuan ndonjë rrezik të mundshëm.

 Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Wenbin, ka sqaruar se raketa nuk do të shkaktojë dëme, pasi sapo të futet në atmosferë do të shkatërrohet.

“Kjo lloj rakete ka një strukturë teknike speciale dhe pjesa më e madhe e komponentëve do të shkatërrohen dhe zhduken përpara se të hyjnë në atmosferë. Probabiliteti që të shkaktojë ndonjë dëm në aktivitetet ajrore apo në tokë është shumë i ulët”, tha ai.

Zyrtari siguroi se Kina do ta monitorojë me shumë kujdes këtë proces.

 “Gjatë fazës së fundit, kur një raketë rifutet në atmosferë, shkatërrohet dhe zhduket. Kjo është një praktikë e zakonshme ndërkombëtare”.

Me një peshë 18 ton, ajo është ndër anijet më të mëdha kozmike në dekada që do të bjerë në atmosferën tonë në mënyrë të pakontrolluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë