Bota

Ankthi merr fund, mbetjet e raketës kineze bien mbi Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës kozmike kineze “Long March 5B”, e cila kishte dalw jashtw kontrollit, kanë hyrë në atmosferë, duke rënë  mbi Oqeanin Indian, në një zonë afër ishujve Maldive, pa shkaktuar asnjë dëm.

Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës, thanë se mbetjet e raketës ranë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri. Këto koordinata e vendosin vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve.

Deri në momentin e fundit, vëmendja ishte e domosdoshme sepse, me rreth 20 tonë që peshonte raketa, “Long March 5B” është një nga mbetjet më të mëdha hapësinore që kanë rënë në mënyrë të pakontrollueshme në Tokë në vitet e fundit.

Shkencëtarët kishin parashikuar Oqeanin Paqësor, madje edhe Detin Mesdhe, si pika të mundshme të rënies së raketës, dhe kishin siguruar se ajo nuk përbënte rrezik për njerëzit.

Anija kozmike u lëshua muajin e kaluar për të transportuar module të reja në stacionin hapësinor që Pekini po synon të ndërtojë, por doli jashtë kontrollit kur po tentohej rikthimi i saj në Tokë.

Ndërkohë, në orët e fundit të raketës, ku ekspertët po monitoronin koordinatat për rënien e saj, thuhej se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar, mes të cilave bënin pjesë shtete si Nju Jorku, Afrika dhe Australia, Japonina, Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia.

Më herët, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Lloyd Austin, u shpreh se Kina kishte qenë neglizhente në lejimin e raketës nga orbita dhe se do të mbante përgjegjësi nëse ajo do të shkaktonte dëme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë