Futboll

Rafael Varane i pakënaqur te Mançester Junajtid, Bajerni hedh ‘grepat’ për francezin

Gazeta Si – Një nga lojtarët me më shumë trofe të fituar në Europë, Rafael Varane, mund të lërë Premier Ligën për të kaluar në Bundesligë. Te Bajern Mynih, sigurisht, klubi më i madh gjerman që josh çdo futbollist.

Sipas ‘Sky Germania’, Mançester Junajtid është gati ta shesë mbrojtësin francez, por kërkon vetëm që shitja të jetë përfundimtare dhe për një shifër mes 20 dhe 30 milionë eurove. Klubi anglez nuk pranon formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Bajern Mynih po ndjek me shumë vëmendje situatën dhe kërkon të përfitojë nga fakti që Varane është i pakënaqur te Mançester Junajtid. Për momentin nuk ka lëvizje konkrete, por merkatoja e verës mund të sjellë zhvillime. Francezi ka një eksperiencë të konsiderueshme në nivelin e lartë të futbollit europian, më së shumti me Real Madrid.

Ditët e fundit, si një dëshirë e klubit bavarez për përforcimin e mbrojtjes është lakuar edhe emri i Tomiasu të Arsenalit. Megjithatë, si Bajerni, ashtu edhe Arsenali kanë hedhur poshtë një transferim të mundshëm të japonezit në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë