Futboll

Radha e Hysajt dhe Mujës sot në Champions, vëmendja te sfida PSG-Milan

Gazeta Si – Liga e Kampionëve luan mbrëmjen e sotme ndeshjet e xhiros së tretë edhe në grupet E, F, G dhe H. Në fushë do të zbresin edhe dy futbollitë të Kombëtares shqiptare: Elseid Hysaj me Lacion dhe Arbnor Muja me Antverp.

Lacio bën pjesë në Grupin E dhe pas dy ndeshjeve të para ka 4 pikë, duke kryesuar bashkë me Atletiko Madrid. Sot luan në fushën e Fejnordit, që ka një pikë më pak. Një transfertë e vështirë kjo për Hysajn me shokë, për të cilët do të bënte punë edhe barazimi.

Hysaj gjate nje ndeshjeje me Lacion. Gazeta Si, 25 tetor 2023

Antverp e Mujës, pas dy humbjesh në ndeshjet e para, sot përballet me Porton. Sulmuesi kuqezi pritet titullar në këtë ndeshje, ku belgët do të kërkojnë pikët e para.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes është ajo mes PSG-së dhe Milanit në Grupin F. Francezët kanë 3 pikë, kurse italianët vetëm 2 dhe nuk kanë provuar ende shijen e fitores. Është një ndeshje shumë e rëndësishme sa i takon kualifikimit, ku skuadra që humb i komplikon së tepërmi gjërat.

Kampionët në fuqi të Mançester Sitit luajnë sot në Zvicër me Jang Bojs, kurse Barcelona pret ukrainasit e Shakhtarit.

Champions, ndeshjet e treta në grupe
Sot, ora 18:45
Barcelona-Shakhtar Donetsk
Fejnord-Lacio
Ora 21:00
Antverp-Porto
Selltik-Atletiko Madrid
Njukastëll-B.Dortmund
PSG-Milan
Lajpcig-Crvena Zvezda
Jang Bojs-Mançester Siti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë