Futboll

Radha e Asllanit, mesfushori kuqezi pritet titullar ndaj Benfikës në Champions

Gazeta Si – Pas ndeshjeve si titullar me Kombëtaren, Kristjan Asllani pritet të marrë më shumë minuta edhe me Interin. Për ndeshjen e nesërme ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve mesfushori kuqezi, sipas shtypit italian, pritet të luajë nga minuta e parë.

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombetares dhe Interit. Gazeta Si, 28 nentor 2023

Interi e ka siguruar kualifikimin, në lojë është vetëm vendi i parë në grup, që diskutohet në distancë me Real Sociedad. Trajneri Simone Inzagi ka menduar të bëjë rotacion mbrëmjen e së mërkurës dhe këtu përfshihet edhe Asllani. Ai dhe Fratezi do të rreshtohen përkrah Çalhanglu në mesfushën zikaltër.

Asllani këtë sezon po merr më shumë minuta nga trajneri Inzagi. Ai aktivizohet gati rregullisht në pjesën e dytë, ndërsa këtë herë pritet të jetë titullar, siç ka ndodhur edhe në ndeshjen e parë të Championsit ndaj Real Sociedad.

Një mundësi më shumë kjo për mesfushorin e Kombëtares shqiptare për të treguar vlerat e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë