Futboll

Racizmi ndaj Vinicius, Real Madrid denoncon arbitrin e ndeshjes për indiferentizëm

Gazeta Si – Klubi madrilen gjykon se arbitri i ndeshjes ka hequr qëllimisht fyerjet raciste gjatë ndeshjes me Osasunën nga raporti.

Real Madrid ka shpërndarë një komunikatë shtypi, me anë të së cilës bën me dije se ka bërë një denoncim në Komitetin e Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit për arbitrin e ndeshjes me Osasunën në La Liga, Juan Martínez Munuera.

Denoncimi është bërë për faktin se arbitri nuk ka marrë në konsideratë sulmet raciste të tifozëve kundërshtarë ndaj sulmuesit Vinicius.

Sipas komunikatës së klubit nga Madridi, arbitri Juan Martínez Munuera "ka hequr në mënyrë të vullnetshme sulmet fyese në mënyrë të përsëritur ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior, edhe pse atij i është tërhequr vëmendja disa herë nga lojtarët tanë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë