Vende dhe Udhetime

Qyteti që u bë një kafene e madhe në natyrë

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, ka hapur hapësira publike për kafene dhe bare për të rritur ekonominë lokale, por masa ka krijuar konflikte si dhe benefite.
"Është mëngjesi i katërt që po pastroj dhe mbledh qindra tavolina të shpërndara në natyrë," ankohet Asta Baškauskaitė, ndërsa pastron sheshin pranë tregut në zonën e Vilnius. Tregu dhe disa sheshe aty pranë, janë shndërruar në klube nate jozyrtare dhe mund ta mendoni vetë se si është shndërruar vendi kur festat mbarojnë në orët e para të mëngjesit.
Luicija Baskauskaitė, një biznesmene amerikane rregullon zonën në mënyrë që këmbësorët të mund të ecin nëpër të.
“Disa bare justifikohen për mungesën e punonjësve, nuk kanë aq sa duhet për të mbledhur tryezat natën. Unë u tregoj atyre një tablo të tavolinave që kam mbledhur dhe them, "Unë jam 60 vjeç dhe i mbledh ato në 20 minuta. Unë dua të jap një shembull të mirë për pronarët e barërave" thotë ajo.
 Vilnius, i njohur për historinë e tij ka marë iniciativën për të rritur ekonominë lokale gjatë Covid-19 duke i kthyer rrugët dhe sheshet e qytetit në një kafene gjigande të hapur dhe bizneseve i'u është lejuar të përdorin hapësirat publike çka për to ky është një shpëtim.


Por disa banorë janë të pakënaqur me këtë veprim, duke e quajtur atë një iniciativë afatshkurtër që ka ndikuar në jetesën e qytetit.
"Fushata për Vilnius si një kafene gjigande në ajër të hapur është dezinformim," thotë Baškauskaitė.
 Lituania është goditur relativisht pak nga virusi Covid-19. Nga fillimi i gushtit kishte pasur mbi 2,000 raste dhe 80 vdekje. Bllokimi zgjati për tre muaj, nga 16 marsi deri më 16 qershor, por kufizimet në disa pjesë të Vilnius u ngritën shumë më herët. Më 22 Prill, Qendra e Urgjencës tha që baret, kafenet dhe restorantet në natyrë u lejuan të rihapen për sa kohë që ato plotësonin kërkesa të rrepta, duke përfshirë kufizimin e klientëve për tavolinë dhe mbajtjen e distancimit social.

Një ditë më vonë, kryetari i komunës së Vilnius, Remigijus Simasius njoftoi se qyteti do të sigurojë hapësira publike për bizneset ku rreth 400 biznese i janë përgjigjur pozitivisht këtij njoftimi. Në fillim, bizneset nuk kishin shumë njerëz gjatë ditës, por natën, klientët u mblodhën nga i gjithë Vilniusi në qendrën historike për një pije në mjedisin e ri në natyrë.
"Vilnius është aq i gjallë për herë të parë në jetën time" tha një i ri. Megjithatë, jo të gjithë banorët ishin entuziastë.
 Daiva Dambrauskiene, një inxhiniere në të 40-tat e saj, ka qenë duke monitoruar ndikimin në Rrugën Saviciaus, ku jeton. "Turmat dhe pirja e duhanit krijojnë më shumë ndotje të ajrit dhe zhurmës sesa makinat", thote ajo.
"Ne nuk do të kishim mbijetuar" thotë Gerda Oziunaite, drejtuese e degës së Departamentit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore".
 Gerda pranon se disa instalime të reja në natyrë prishin cilësitë estetike të Qytetit të Vjetër, i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por thotë se "është i përkohshëm. Ne do të ndryshojmë çdo gjë në fund të sezonit".
Gjithsesi, kjo normë e re ka shpëtuar bizneset siç dhe pronarët shprehen.
 "Ne nuk do të mbijetonim edhe një muaj të izoluar" thotë Linas Starkus pronar i lokalit 'Spiritus'.
Gjithashtu dhe Kryetari Simasius tha se "dhënia e hapësirave publike për kafene shpëtoi shumë biznese dhe përmirësoi gjendjen emocionale të banorëve të qytetit.

Fillimisht, disa banorë të Qytetit të Vjetër simpatizuan bizneset dhe miratuan nismën e komunës. Të tjerët po përpiqeshin shumë për të qëndruar pozitiv në emër të ringjalljes së ekonomisë. Por banorët e paduruar tani thonë që njerëzit festojnë deri në orën 04:00 pothuajse çdo mëngjes, megjithë rregullat e qytetit që thonë se bizneset që operojnë në hapësira publike duhet të mbyllen në mesnatë.
Një tjetër grup i pakënaqur janë pronarët e klubeve të natës dhe ambienteve të muzikës live që përbëjnë një pjesë kryesore të kulturës të qytetit.
"Këto masa në qytetin e vjetër të Vilnius mund të kenë ndihmuar dikë, por jo ne. Ata na harruan" thotë Giedrius Askelaitis, pronar i "Kablys", një klub nate.
Fushata e kafeneve në natyrë nuk i shpëtoi as restorantet me 4-5 yje të qytetit, të cilët kishin një kohë shumë më të komplikuar pas mbylljes. Gjysma e 20 bizneseve në Vilnius nuk janë rihapur dhe duket se të paktën një e katërta nuk do të hapet kurrë më.
 Rasa Lapinskiene, e cila zotëronte katër restorante dhe duhej të mbyllte njërën prej tyre, pretendon se njerëzit janë duke ngrënë më pak dhe në vend të kësaj zgjedhin vetëm për një pije.
 "Kam dëgjuar për këto bare që fitojnë disa herë fitime më të larta se zakonisht, por nuk është asgjë si për restorantet. Nga 80 punonjësit e mi, mbajta vetëm 20 ”thotë Lapinskiene.

Që nga 1 gusht, maskat janë bërë të detyrueshme në disa vende në Lituani përsëri pas rritjes së rasteve. Kafenetë mbeten të hapura dhe i kjo bën që disa biznese të ndjehen më të sigurt sepse mund të përdorin hapësirat publike.
Të paktën për muajt e ardhshëm, përveç nëse zyrtarët modifikojnë rregullat, paqja dhe qetësia e banorëve të Qytetit të Vjetër do të varet nga kurba e rasteve të virusit.

Burimi:BBC\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë