Vende dhe Udhetime

Qyteti nga ku ‘lindi’ Amerika

St-Dié-des-Vosges është një qytet i vogël në veri-lindje të Francës. Ai shtrihet 68 km në Jug- Perëndim të Strazburgut. 3 kilometra në veri-perëndim të Bazelit të Zvicër dhe 74 kilometra në veriperëndim të Freiburgut në Gjermani. Sot, për shkak të hartave moderne dhe metodave të sakta të matjes së gjatësisë dhe gjerësisë, ne mund të përcaktojmë saktësisht se ku ndodhet në planet.

Megjithatë, disa qindra vjet më parë, kur pjesa më e madhe e botës ishte ende e panjohur, një grup humanistësh europianë u mblodhën në St-Dié-des-Vosges për të prodhuar një hartë të jashtëzakonshme të botës, e cila ndryshonte rrënjësisht nga të gjitha hartat e asaj kohe. Ky qytet është përgjegjës për dhënien e emrit të gjithë kontinentit të Amerikës.

Harta, e shtypur në vitin 1507, është rreth 1.4 metra e gjerë me 2.4 metra e gjerë, një madhësi që përputhet me ambicien e saj të madhe për të portretizuar botën në tërësinë e saj.

Për shekuj me radhë, europianët kishin besuar se bota përbëhej nga tre kontinente: Azia, Afrika dhe Europa, me Jerusalemin në qendër të saj. Për këtë arsye, eksploruesi dhe kolonizatori italian i Spanjës, Christopher Columbus, i cili kishte udhëtuar katër herë rreth oqeanit Atlantik, një vit para vdekjes së tij shkroi se kishte shkelur në Amerikë, një tokë misterioze të cilën e përshkruante si pjesa tjetër e Azisë. Pas kësaj, saktësisht një vit më vonë, u shtyp harta e re , e cila tregoi për herë të parë pjesën e katërt të botës.

Në të majtë të Europës, harta tregonte një version të gjatë dhe të hollë të Amerikës së Jugut, pranë së cilës shfaqej një skicë e vogël e Amerikës së Veriut. Kontinenti i ri ishte i rrethuar nga uji nga njëra anë dhe nga Brazili i sotëm nga ana tjetër. Pikërisht në atë kohë hartuesit vendosën që këtë vend ta njihnin ose ta quanin me emrin Amerika. Por Martin Waldseemëller ishte vetëm njëri nga një studiuesit të cilët u bashkuan në St-Dié-des-Vosges. Miku i tij, Walter Lud, i cili ishte veçanërisht i interesuar për kozmografinë, studimin e Tokës dhe vendin e saj në univers, donte të krijonte një pamje të botës që kombinonte njohuritë e lashta me raportet e reja që vinin nga udhëtimet që po ndodhnin në atë kohë. Për këtë qëllim, ai siguroi financim nga Duka i Lorenës, për të ngritur një shtypshkronjë të quajtur “Gymnasium Vosagense” dhe mblodhi një ekip, pjesë e të cilit ishte edhe Waldseemuller, si dhe një tjetër humanist gjerman, Matthias Ringmann.

Sipas Toby Lester, autor i hartës së njohuri si “Pjesa e Katërt të Botës”, e cila  dha Amerikës emrin që mban sot, Ringmann shkroi një libër, ku përshkruante të gjithë këtë histori, pjesë e të cilit ishte edhe harta e Amerikës.

Sot, vetëm disa të dhëna tregojnë historinë mesjetare të St-Die-des-Vosges, e cili u rindërtua kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore. Madje një skicë e kontinentit të Amerikës është e vizatuar në oborrin e katedrales se qytetit St-Die-des-Vosges.

Çdo vit  në qytet organizohet një festival ndërkombëtar mbi gjeografinë, ku ekspertët e fushës mblidhen së bashku për të shkëmbyer ide. Arsyeja pse organizohet ky festival, është se shumica e vizitorëve në qytet nuk e dinë për historinë e hartës që i dha emrin Amerikës. Por kjo është një nga ato histori që vlen të tregohet...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë