Naachtun është një sit arkeologjik i civilizimit para-kolumbian Maja, i vendosur në perimetrin verilindor të rajonit të lagunave Mirador në veri të Guatemalas. Naachtun ishte një qendër kryesore e rajonit nga periudha e vonë klasike e qytetërimit Maja dhe ishte një nga disa qendrat e banimit në Mirador, që vazhdoi të lulëzonte për disa shekuj
I ndodhur në mesin e një pylli tropikal shumë të dendur, siti u zbulua për herë të parë dhe u dokumentua në vitin 1922 nga arkeologu amerikan dhe studiuesi i qytetërimit Maja, Sylvanus Morley.
Emri Naachtun iu dha sitit nga arkeologu Morley, marrë nga gjuha e majave, që do të thotë "gurë të largët". Emri i lashtë i këtij qyteti ishte Masuul dhe ishte në mes të qyteteve më të mëdha të ndërtuar nga qytetërimi Maja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.