Vende dhe Udhetime

Qyteti gjerman ‘rikthen’ legjendën e muzikës, Elvis Presley

Silueta e Elvis Preslyet është vendosur në semafor në qytetin gjerman, Friedberg në veri të Frankufrtit, pikërisht aty ku legjenda e muzikës amerikane ka kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri në vitin 1960.

Zyrtarët e qytetit e kanë bërë këtë për adhuruesit e shumtë të këngëtarit që shkojnë në atë qytet për pelegrinazh.

Silueta e këngëtarit në ngjyrën e kuqe shfaqet me një mikrofon, ndërsa drita jeshile tregon siluetën duke kërcyer.

Në Friedberg ka edhe një shesh në qendër të qytetit që mban emrin e këngëtarit.

Preley, i cili ishte një nga yjet e kohës, u thirr për shërbimin kombëtar me ushtrinë amerikane në fillim të vitit 1958 dhe u bashkua me Divizionin e 3 të blinduar.

Gjatë kohës së shërbimit ushtarak ai u lejua të jetonte jashtë bazës me babanë dhe gjyshen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë