Lajme

Qyteti fantazmë me mbi 700 kështjella

I vendosur jo shumë larg Ankarasë dhe pranë një parku gjigant natyror, ajri të pastër e natyre të qetë, duhej të ishte shndërruar tashmë në një oaz për njerëzit më të pasur të Turqisë.

Por, sot parku i kështjellave të frymëzuara nga DisneyLand është ende i braktisur. 732 ndërtesat e ndërtuara në Burj al Babas, në veri-perëndim të Turqisë presin ende banorët e tyre të parë.

Ndërtimi i tyre ishte një ide e konsorciumit turk Sarot. Stili i ndërtimit të tyre është neogotik dhe çmimi fillon nga 400 mijë euro për kështjellë.

Dezajni i brendshëm dhe gjithë strukturat e tjera brenda dhe përreth ndërtesave janë frymëzuar që të gjitha nga bota e filmave vizatimorë të Disneyland. Por, as ajri i pastër, as natyra e qetë, as dezajni i ofruar nuk kanë joshur blerësit.

Kompania Sarot konfirmoi se disa muaj nga përfundimi total i projektit, nuk ka shitur ende asnjë kështjellë, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të tyre e kanë detyruar që të aplikojë tek autoritetet vendase për falimentim.

Ndërtuesit fajësojnë krizën ekonomike që përfshiu Turqinë përgjatë 2018 për mosshitjen e ndërtesave dhe shpresojnë që tashmë asetet e tyre të vlerëson mjaftueshëm, të paktën sa për të mbuluar kostot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë