Vende dhe Udhetime

Qytetet ‘sekrete’ të Kroacisë

Në Kroaci ndodhen dhe disa ishuj që nuk kanë marrë vëmendjen që duhej të kishin, për të zbuluar anë të tjera të kulturës dhe historisë të Kroacisë.

Grekët dhe romakët e lashtë, venecianët, austro-hungarezët dhe italianët kanë lënë gjurmë në arkitekturën, gjuhën dhe ushqimin e vendit

Tartufi, vaji i ullirit, gocat e detit, midhjet apo dhe mishi i qingjit janë disa nga produktet që shijojnë më shumë në Kroaci.

Përgjatë bregut në formë zemre të gadishullit të Istias mund të pyesësh veten nëse gabimisht keni kaluar kufirin italian. Istria ka qenë dikur pjesë e perandorisë romake dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e Italisë.

Këtë mund ta kuptoni kudo.

Në Pula, në skajin jugor të gadishullit, do të shihni një nga amfiteatrot romakë më të ruajtur në botë, një mjedis atmosferik për koncerte dhe Festivalin e Filmit në Pula. Përgjatë bregut perëndimor është porti jashtëzakonisht i bukur i Rovinjit, ose Rovigno, siç njihet edhe në këtë qytet. Shtëpitë e qytetit të stilit venecian janë në rrugica të ngushta dhe në sheshe të vogla në qytetin e vjetër mesjetar ku, në një moment, do të gjendeni në shkallët me kalldrëm të Grisias, një nga rrugët më të bukura.

Udhëtimi me një prej varkave që kalojnë rregullisht në ishullin e vogël Sveta Katarina zbulon pamjen më të mirë të qytetit.

Mund dhe të hyni në botën e Istrias në majë të kodrave, vreshtave dhe “pyjeve” të tartufit.

Një nga mënyrat më tërheqëse për të eksploruar Istrian në brendësi është duke ecur me biçikletë në shtegun Parenzana, i cili ndjek rrugën dredha-dredha të një linje hekurudhore të papërdorur për rreth 100 km.

Opatija është një tjetër qytet i mbushur me hotele madhështore.

Parku Angiolina pranë detit është një hyrje e mirë për në këtë qytet elegant, një vend i qetë me koshte.

Ekziston një koleksion i vogël por magjepsës fotografish të vjetra, veshje plazhi vintage, postera, kartolina dhe suvenire që datojnë më shumë se 150 vjet më parë. Është edhe muri i famës që ka piktura gjigante të vizitorëve të mëparshëm duke përfshirë Albert Einstein, James Joyce, Isadora Duncan, Gustav Mahler, Robert De Niro dhe vëllezërit Lumière.

Një nga mënyrat më të këndshme për të eksploruar qytetin është të ndiqni shëtitoren buzë detit.

Porti më i madh i Kroacisë është shumë më tepër sesa thjesht një pikë ndalimi për tragetet në ishujt e Gjirit Kvarner. Ky qytet, Kryeqyteti Europian i Kulturës i vitit 2020 ia vlen të vizitohet.

Për të shkuar shumë më tej në kohë, ngjitni 528 shkallët (ose merrni autobusin) për në Kalanë Trsat, e shekullit të 13-të që është gjithashtu një vend pelegrinazhi.

Qyteti Krk, vendbanimi më i madh i ishullit, zbulon historinë komplekse të rajonit brenda qytetit të tij të vjetër, me kështjellën e tij mesjetare, arkitekturën romake dhe shtëpitë veneciane në rrugica të ngushta me kalldrëm. Ka edhe shtigje ecjeje që ju çojnë në plazhe të izoluara për një arratisje nga e gjithë bota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë