Vende dhe Udhetime

Qytetet blu

Me kaq shumë errësirë në botë, është bukur të shohësh vende ku mbizotëron ngjyra blu që shihet si ngjyra e paqes dhe mençurisë, sinonim i besnikërisë, inteligjencës dhe besimit. Përveç këtyre, ngjyra blu të jep ndjesinë e parajsës. Ka shumë qytete blu nëpër botë por këtu keni vetëm disa prej tyre.
Jodhpur, Indi

Jodhpur, Indi

Qyteti blu i Rajasthan, emri zyrtar i Jodhpur është konsideruar si një rrugë thelbësore tregtare për shkak të vendndodhjes së tij. Ndërsa gratë e bukura të veshura me sari ecin nëpër tregjet e erëzave po aq me ngjyra sa dhe sarit, një sfond blu është mënyra perfekte për të mbajtur një qetësi të vazhdueshme mes jetës dhe zhurmës së qytetit. Pamjen më të mirë blu mund ta shikoni nga Mehnarangh Fort. Në fillim u lye me blu një zonë në mënyrë që njerëzit të kuptonin se ku jetonin Brahmins, kasta më e lartë indiane. Me kalimin e viteve zonat blu u zgjeruan dhe kjo ngjyrë u bë simbol i të pasurve.

Jodhpur, Indi

Sidi Bou Said, Tunizi

Sidi Bou Said, Indi

I ndodhur afër Tunizisë, ky fshat është blu dhe i bardhë por e bardha është aq paqësore dhe e mrekullueshme, kështu që njihet si fshati blu.
Baron Rodolphe ishte një artist francez që kishte pasion pikturën. Ai filloi të lyente pak nga pak vende të ndryshme me blu derisa i gjithë vendi i bë blu. Ky artist njihet dhe si përgjegjësi për këtë mrekulli.

Sidi Bou Said, Indi

Juzkar, Spanjë

Juzkar, Spanjë

Pranë Malagës, Juzkar është një qytet që është pak i njohur, por magjik. Ky qytet në të vërtetë quhet "Qyteti Smurf" në të gjithë botën për një arsye komike dhe aspak të zakonshme. Regjizori i filmit "The Smurf 3D" zgjodhi pikërisht këtë vend për filmin dhe bëri shtëpitë ngjyrë blu. Ai i'u tha banorëve se mund ti lyenin prap si të donin shtëpitë e tyre kur të mbaronte filmi por banorët vendosën t'i mbanin ashtu. Duket se e kanë gjetur qetësinë në këtë ngjyrë.

Juzkar, Spanjë

Chefchaouen, Marok

Chefchaouen, Marok

Maroku njihet për ngjyra të tjera dhe asnjë nuk e lidh me ngjyrën blu por nëse udhëtoni në qytetin e Chefchaouen, një vend i Trashëgimisë Botërore, do të shikoni pamje që kurrë nuk e keni menduar. I ndërtuar në vitin 1471, qyteti u bë blu 22 vite pas krijimit dhe tani është i mbushur me mure blu që e bëjnë sfondin e maleve Rif edhe më mahnitës.

Chefchaouen, Marok

Oia, Greqi

Oia, Greqi

Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një qytet blu në Greqi, pasi është mjeshtri i qyteteve blu që nga kohërat antike. Njerëzit e kanë quajtur Oia qytetin më romantik, duke e bërë atë një vend perfekt për të kaluar muajn e mjaltit. Në fakt ngjyra blu vjen për shkak të flamurit grek por tonet blu janë gjithashtu një mënyrë për të luftuar nxehtësinë.

Oia, Greqi

Sigurisht, ka qytete të tjera shumëngjyrëshe nëpër botë të tilla si rezidencat në Procida, Itali apo Tokio, Japoni dhe duke njohur qetësinë që jep kjo ngjyrë, nuk mund të themi gjë tjetër përveç se u shtofshin qytetet blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë