Vende dhe Udhetime

Qytete dhe fshatra përrallorë

Të gjithë jemi sy e veshë kur bëhet fjalë për qytete dhe fshatra të bukur nëpër botë. Në fund të fundit kemi shpresa se pandemia do të mbarojë e ne do të mund të udhëtojmë. Deri atëherë vetëm do të shohim disa nga vendet më përrallore.

Setenil de las Bodegas, Spanjë

Setenil de las Bodegas, Spanjë

Setenil de las Bodegas është një qytet i shekullit të 12-të i gdhendur tërësisht nga shkëmbi. Deri kohët e fundit, vështirësitë ekonomike dhe mungesa e mundësive për të rinjtë në këtë vend bënte qe mos të njihej e as të vizitohej nga turistët. Por investimi i fundit ka bërë që ky qytet të rikthehet në jetë.
Shtëpitë e restauruara tashmë janë kthyer në hotele dhe ka pafund bare, restorante dhe dyqane nëntokësore.
Çdo turist që e viziton sigurohet të provojë supën e famshme të qytetit "sopa cortijera" e cila është me domate, speca, proshutë dhe vezë.

Alberobello, Itali

Alberobello, Itali

Pjesë e Puglias, Alberobello, është një qytet i përbërë nga shtëpi cilindrike të bardha të mbuluara me çati konike prej guri të thatë. Origjina e saktë e këtyre banesave të pazakonta gëlqerore nuk është e qartë, por shtëpia më e vjetër në Alberobello daton në shekullin e 14-të. Disa historianë besojnë se këto shtëpi ishin të popullarizuara në Mesjetën e vonë sepse ishin të lehta për tu çmontuar. Sot, këto ndërtesa shërbejnë ende si banesa, si dhe restorante, bujtina dhe dyqane suveniresh për të akomoduar numrin në rritje të turistëve. Për të shmangur turnet me autobus duhet të shkoni shumë herët ose ta vizitoni në sezonin e dimrit.

Velika Planina, Slloveni

Velika Planina, Slloveni

Në Alpet Kamnik-Savinja të Sllovenisë ndodhet Velika Planina, një nga vendbanimet e fundit tradicionale të çobanëve të Europës. I mbuluar nga dëbora dhe i mbushur me kasolle, ky fshat i vogël malor ngjan si një vend ku mund të harrosh gjithë pjesën tjetër të botës.
 Turistët shkojnë aty me teleferik ose nga një shteg, ato që duan aventurën.
Ky vend njihet për djathin që bëhet nga dora e barinjve si dhe për hapësirat e shumta ku mund të bësh alpinizëm i rrethuar nga kullotat e shumta.
Për një pasqyrë më të qartë të këtij vendi, mund të qëndroni për të fjetur në një nga shtëpitë e fermave.

Bamberg, Gjermani

Bamberg, Gjermani

Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1993, Bamberg krenohet me një nga qendrat e qyteteve të vjetra më të mëdha dhe më të ruajtura të Europës. Ky qytet bavarez është ndërtuar përgjatë lumit Regnitz, duke bërë që kanalet antike dhe urat prej guri të përshkojnë shumë nga rrugët e tij të ngushta me kalldrëm dhe ndërtesat e zbukuruara të stilit barok. Qyteti i vjetër i Bamberg mund të eksplorohet më mirë me këmbë ose biçikletë, duke shijuar gjithë pamjen dhe pse jo, të provoni dhe birrën e famshme të qytetit "Rauchbierin".

Reine, Norvegji

Reine, Norvegji

Reine është një fshat me vetëm 314 persona por padyshim një vend i denjë për të qenë kartolinë. Alpinistët preferojnë ta vizitojnë në verë por ngjyra e kuqe e shtëpive, shkëmbinjtë, lumi dhe fushat krijojnë një vend përrallor kur bie dëborë. Shtoji kësaj spektaklin që krijohet nga dritat në mbrëmje. Nuk është çudi që turistët e konsiderojnë këtë fshat të vogël si një nga më të bukurit jo vetëm në Europë, por dhe në botë.

Castle Combe, Angli

Castle Combe, Angli

Ky fshat i vogël është një nga vendet më të bukura në Angli dhe nga fotografia kuptohet pse.
Shtëpitë prej guri në ngjyrë mjalti kthehen në shtëpi të arta kur perëndon dielli. Këto kanë ndryshuar shumë pak që kur u ndërtuan në shekullin e 16-të.
Sot, Castle Combe është baza idilike nga e cila mund të eksploroni shtigje, të festoni me mish viçi të pjekur që vetëm ky vend di të të mahnisë me mënyrën sesi e gatuajnë. Gjithashtu mund të shijoni çajrat sepse, normal, nuk ke qenë në Angli nëse nuk ke  provuar çajrat e Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë