Politike

Qytetarët shqiptarë do të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti

Serbia miratoi të enjten, përmes kabinetit qeveritar, vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me karta identiteti.

Në njoftimin e faqes zyrtare të qeverisë së Serbisë thuhet se vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve në kuadër të Shengenit Ballkanik.

“Kjo do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Zbatimi i këtij vendimi, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve”, thuhet në vendim.

Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në 8 nëntor në kuadër të sesionit të parë të “MiniShengenit Ballkanik” të zhvilluar online me qeveritë e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Presidentit serb Vuçiç, me këtë masë lehtësuese do të synohet një shtim i turistëve shqiptarë në Serbi dhe më shumë turistë serbë drejt bregdetit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë