Keshilla

Qirinjtë dhe aromatizuesit të dëmshëm për shëndetin

Shpesh herë përdorim aromatizues ambienti në dhomën e ndjenjës, të gjumit apo në hapësira të tjera të shtëpisë. Ekspertët kanë sugjeruar të behët kujdes kur përdorni produkte si qirinj apo aromatizues ambienti, kjo për shkak se ato përmbajnë methanal dhe lëndë të tjera toksike, të cilat sipas tyre janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sipas Environmental Protection Agency, ajëri i ambientit të shtëpisë është disa herë më i ndotur se në natyrë, dhe kjo për shkak të përdorimit të produkteve të pastrimit si dhe aromatikët. Ndaj ekspertët sugjerojnë gjithmonë që kur të bëhet pastrimi i shtëpisë më produktet e pastrimit duhet gjithmonë të lini dritaret hapur për disa kohë, deri sa i gjithë ajri i ambientit brenda të pastrohet komplet.

Disa hulumtues në Angli kanë zbuluar se shumë produkte, duke përfshirë këtu dezinfektuesit, deodorantët dhe produktet higjienike si detergjentet e ndryshëm, përmbajnë kimikate të cilat shkaktojnë kancerin, sidomos tek fëmijët dhe pleqtë.

Gjithashtu hulumtuesit kanë thënë se edhe qirinjtë të cilët duke sikur na japin një kënaqësi në ambientet e ndenjës përmbajnë substanca toksike që ndikojnë negativisht për shëndetin tonë.

Një studim i disa kohë më parë nga Universitetit Shtetëror të Karolinës së Jugut zbuloi se tymi që lëshojnë qirinjtë gjatë djegies është më i dëmshëm se duhani, e cila është e lidhur me kancerin e astmës dhe mushkërive.

Studiuesit thanë gjithashtu se tymi i lëshuar nga djegia e këtyre qirinjve ndikon negativisht edhe për lëkurën. Studimi thekson se efektet negative nuk mund të shfaqen menjëherë, duhet një kohë e gjatë e ekspozimit që të shkaktojë probleme shëndetësore.

Por nëse shpesh zgjidhni aromatizues për ambientin tuaj është mirë t'i zëvendësoni me produkte natyrale.

Mund të përdorni frutat, limonin sepse e ka aromën më intensive dhe zgjat më shumë. Për sa i përket bimëve mund të përdorni rozmarinën, karafilin, degë pishe etj. Gjithçka që ju duhet është që këto përbërës të ziejnë dhe më pas i hidhni në një kavanoz dhe kjo është gjithçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë