Politike

Qeveria: Rritje pagash për mjekët, krijohen nuklat e inovacionit

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë. Ministrat e Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Shëndetësisë dolën para mediave ku komunikuan vendime e marra në mledhje. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se është miratuar kompensimi për ish të dënuarit e regjimit komunist, ndërsa ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se do ketë rritje pagash për mjekët.

"Punët e bëra në Shëndetësi nuk do ndalen, pagat për mjekët do rriten. Mjekët do kenë paga më të larta. Kemi pasur rritje të pagave për specialistët. Shërbime të reja do t'i shtohen sistemit tonë shëndetësor", u shpreh Manastriliu. 

Ndërsa ministri Manja tha se " Qeveria ka miratuar për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist. U miratua kompensimi për ish të dënuarit e sistemit komunist".

Ndërsa një dikaster apo një sektor i ri pranë ministrive shqiptare që ka në fokus inovacionin.

“Mbledhje shumë konstraktive më shumë biseda me plane dhe programe për të ardhmen. Krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri, kërkesë e kryeministrit e lindur për shkak të zhvillimeve inovative që ndodhin në Shqipëri. Tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne, siç janë satelitët.

"Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë.

Në ditët në vijim ne do të kemi mundësi që brenda vjeshtës t’i kemi të disponueshme brenda secilës ministri. Sot kemi diskutuar gjithashtu për një vendqëndrim të përbashkët të secilës prej këtyre nuklave.

Praktika të mira ndërkombëtare. Në vazhdim do të informojmë publikun për këtë vendimmarrje te qeverisë shqiptare për t’i dhënë inovacionit një frymëmarrje sa më të madhe”, deklaroi Balluku


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë